KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta uron për 8 marsin: “Forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”
Presidenti Meta uron për 8 marsin: "Forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë"

Presidenti Meta uron për 8 marsin: “Forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”

Me rastin e 8 Marsit presidenti Ilir Meta u ka drejtuar një urim me anë të Fejsbuku të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, “të cilat, shkruan zoti Meta, me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare”. “Sot, shkruan presidenti shqiptar “është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë” shkruan presidenti Meta.

Sicred