KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta thirrje politikës për dialog
Meta për protestat: Kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të studentëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve

Presidenti Meta thirrje politikës për dialog

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri të rivendosin dialogun për ti dhënë fund paralizimit të institucioneve të reja të drejtësisë, duke paralajmëruar se në të kundërt vendi nuk do të çeli negociatat me BE as në vitin 2019. Duke folur të premten në Shkodër gjatë një aktiviteti të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” zoti Meta tha se “Ju takon të dy palëve të reflektojnë, e të kuptojnë se drejtësia nuk mund të politizohet në mënyrë ekstreme”. Ai tha se “duhen bërë përpjekje shumë të mëdha për të rivendosur dialogun, duhen bërë përpjekje nga dy palët”. “Por nëse opozitës i kërkohet të bëjë një hap, maxhorancës i kërkohet të bëjnë dy hapa sepse ka përgjegjësi më të madhe përsa i takon vendit dhe qeverisjes dhe drejtimit të tij dhe të shpresojmë që pas pushimeve të ketë një reflektim” tha kreu i shtetit.

Sicred