KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta takohet me zv/kryeministrin kosovar Gashi: Diaspora aset me vlera të mëdha për kombin
Presidenti Meta takohet me zv/kryeministrin kosovar Gashi: Diaspora aset me vlera të mëdha për kombin

Presidenti Meta takohet me zv/kryeministrin kosovar Gashi: Diaspora aset me vlera të mëdha për kombin

 

Presidenti Ilir Meta shprehu angazhimin e tij në mbështetje të diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, duke e konsideruar si një aset me vlera të mëdha për kombin. Këtë ai e shprehur gjatë një takimi të martën në selinë e presidencës me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës Dardan Gashi. Një rendësi të veçantë zoti Meta i kushtoi mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë. Ai theksoi rendësinë e bashkëpunimit të Ministrive të Diasporës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar të shqiptarëve në diasporë si dhe kultivimin e gjuhës, të traditave, artit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Presidenti Meta vlerësoi se shqiptarët e diasporës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sicred