Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.
Në reagimin e tij në Tuitter, Meta shprehet se Annan do të mbahet mend “si burrë shteti e diplomat i shkëlqyer, i përkushtuar për një botë më të mirë”.
Një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, i cili ndër të tjera ka shprehur mirënjohje ndaj Annan për paqen dhe pavarësinë e Kosovës.
Ruci e cilëson ish-sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së si një shtetar, diplomat dhe humanist të madh, urëndërtues dhe paqebërës të madh që u dha dinjitet të varfërve dhe shpresë të pashpresëve.