KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pushton Majën e Jezercës
Presidenti Meta pushton Majën e Jezercës

Presidenti Meta pushton Majën e Jezercës

Presidenti Ilir Meta po shfaq kohët e fundit dendur interesin e tij për alpinizmin, i cili duket se është një nga hobet e tij. Në faqen e presidencës shqiptare dhe në Feksbuk, publikohet një video prej tre minutash, ku shihet ngjitja e zotit Meta në Majën e Jezercës, maja më e lartë e Alpeve Shqiptare dhe një nga më të lartat në Shqipëri. Rruga e përshkuar duket mjaftë e vështirë, por zoti Meta, ish ngritës peshash në rininë e  tij, e ka kaluar me sukses. “Me urimin për një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa përjetime të papërsëritshme duke u ngjitur tek “E Bukura e Qiellit” në Jezercë, në majën më të lartë të Alpeve tona!” shkruan zoti Meta me këtë rast. Këtë verë presidenti dhe familja e tij kanë vizituar veriun e  Shqipërisë, Kosovë dhe në Mal të Zi. Këto vizita janë shoqëruar edhe me thirrjen për të shijuar bukuritë natyrore të këtyre zonave. Në faqen e presidencës shqiptare në internet tërheq vemendjen edhe “Vizito Shqipërinë” në www.albania.al.

Sicred