KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pritet me të gjitha nderet në Budapest
Presidenti Meta pritet me të gjitha nderet në Budapest

Presidenti Meta pritet me të gjitha nderet në Budapest

Presidenti shqiptar Ilir Meta gjendet për një vizitë zyrtare në Hungari ku është pritur me te gjitha nderet nga presidenti hungaresz János Áder.
Sikurse njofton zyra e shtypit e presidentit, zoti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e tradicionale midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjet që Hungaria dhe hungarezët i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente kyçe të historisë. Shqiptarët gjithmonë kur festojnë Ditën e Parëvarësisë shprehin mirënjohjen e tyre edhe për kombin hungarez, për mbështetjen e dhënë në fitoren e saj dhe ekzistencën e shtetit shqiptar, ka thënë ndër të tjera zoti Meta. Ai kujtoi se lidhjet u bënë edhe më të forta midis dy kombeve, kur 80-vjet më parë Princesha Geraldinë Appony u bë Mbretëresha e shqiptarëve.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e qartë dhe konsistente të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa kërkoi mbështetjen e Hungarisë për arritjen e konsensusit brenda Këshillit të BE-së dhe mbështetjen e rekomandimit të Komisionit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta nënvizoi faktin se bashkëpunimi ekonomik e tregtar duhet t’i përgjigjet marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe potencialeve që dy vendet kanë, si në pasuri natyrore ashtu dhe në ato njerëzore. Rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të bëjnë që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve ta festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate shumë pozitive edhe në këtë drejtim, – nënvizoi Presidenti Meta.
Të dy Presidentët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Budapestit për menaxhimin e ujit dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe më tej, duke përfituar nga eksperienca dhe teknologjia hungareze në këtë fushë.
Më tej ata u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e kërcënimet me të cilat vendet e këtij rajoni po përballen.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred