KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pritet me ngrohtësi në Prishtinë
Presidenti Meta pritet me ngrohtësi në Prishtinë

Presidenti Meta pritet me ngrohtësi në Prishtinë

Një ceremoni të ngrohtë në sheshin ”Ibrahim Rrugova” i rezervoi Prishtina presidentit të Shqipërise Ilir Meta që vizitën e dytë zyrtare jashtë vendit po e zhvillon në Kosovë, i ftua nga homogolu i tij kosovar, presidenti Hashim Thaçi.
Zoti Thaç dhe zoti Meta nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi ato që ata i konsiderojnë marrëdhëniet vëllazërore të partneritetit strategjikë. Në deklaratë teksa rikonfirmohet bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, refuzohet çdo alternativë që bie ndesh me projektet strategjike të integrimeve evropiane dhe eurontlantike. Gjithashtu presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nderuar presidentin shqiptar, Ilir Meta me dekoratën “Urdhër i Pavarësisë”. Dy personalitetet kanë folur edhe për bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në insitutcionet ndërkombëtare. Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, zoti Meta siguroi se do të mbështesi perspektivën europiane të saj.

Para Mbrapa
 

 
Para Mbrapa
Sicred