KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pret zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Osmani 
Presidenti Meta pret zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Osmani 

Presidenti Meta pret zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Osmani 

Presidenti Ilir Meta priti në një takim zotin Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë. Presidenti Meta përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë. Zoti Meta theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit. Presidenti shqiptar, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Sicred