KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pret reporterin Fleckenstein
Presidenti Meta pret reporterin Fleckenstein

Presidenti Meta pret reporterin Fleckenstein

Presidenti Ilir Meta zhvilloi të hënën në Tiranë një takim pune me raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Sipas njofimit nga presidenca shqiptare zoti Meta ka folur rreth avancimit të reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces. Presidenti Meta nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

Sicred