KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pret kryeministrin kosovar Haradinaj
Presidenti Meta pret kryeministrin kosovar Haradinaj

Presidenti Meta pret kryeministrin kosovar Haradinaj

Presidenti Ilir Meta priti sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Presidenti Meta e uroi zotin Haradinaj për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën e rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës.
Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës së saj evropiane.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.
Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.
Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

Para Mbrapa
Slide 1 | Your Content
         
Para Mbrapa
Sicred