KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pret komisionerin Hahn
Presidenti Meta pret komisionerin Hahn

Presidenti Meta pret komisionerin Hahn

Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, zoti Johannes Hahn u prit të premten edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në mbështetje e vlerësim të organizimit të Ditës së Medias BE – Ballkani perëndimor, zoti Meta vlerësoi se liria e medias është vlerë themelore e transformimeve demokratike në Shqipëri. Presidenti tha ndërkohë se lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara, jo vetëm në funksion të vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit, por edhe në një plan afatgjatë për forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Presidenti Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë me shumë siguri për të gjithë rajonin, si dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.