KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta pret Aselborn
Presidenti Meta pret Aselborn

Presidenti Meta pret Aselborn

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhduar që Luksemburgu i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Duke iu referuar ecurisë së reformave dhe zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Meta u ndal tek çështjet e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit e krimit të organizuar, si dhe shprehu besimin se Bashkimi Evropian do të vijojë me një strategji gjithëpërfshirëse integruese për të gjitha vendet e rajonit.

Ministri Asselborn e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes nga Luksemburgu të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për ndihmën e drejtpërdrejtë që do t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e aderimit.

Sicred