KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta : Politika të lerë mënjanë konfliktet dhe të mundësojë integrimin e vendit
Ngjarjet në "Rrugën e Kombit", presidenti Meta bën thirrje për qetësi

Presidenti Meta : Politika të lerë mënjanë konfliktet dhe të mundësojë integrimin e vendit

Presidenti shqiptar Ilir Meta u ka bërë thirrje partive shqiptare të lë mënjanë konfliktet dhe të shumfishojnë përpjekjet për të mundësuar integrimin e vendit. Duke folur në takimin me trupin diplomatik me rastin e vitit të ri, ai tha se në 6-muajt e ardhshëm Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian, çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. “Natyrisht thirrja e parë u shkon të gjithë aktorëve vendas, në veçanti maxhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona. Çelja e negociatave gjatë Presidencës bullgare, na kërkon shumëfishimin e përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët evropiane të vendit” tha zoti Meta. Ai bëri thirrje që “konfliktet dhe fryma përjashtuese duhet t’i lenë vendin bashkëpunimit dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara e sidomos në 5 prioritetet kyçe, duke nisur me Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administratën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut”.
Për kreun e shtetit shqiptar “Është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe rajonin tonë të ndërtohet një agjendë gjithëpërfshirëse dhe me afate inkurajuese anëtarësimi në BE”. “Në vigjilje të shpalljes së strategjisë së re të zgjerimit, kërkojmë ndaj partnerëve tanë evropianë: Komisionit, vendeve anëtare, Parlamentit, për ta konsideruar me peshën e merituar politiko-strategjike vendimin për kalendarin e ri të zgjerimit të BE-së drejt rajonit tonë” tha presidenti shqiptar Ilir Meta.

Sicred