KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta nuk komenton inciativën e PD-së për vetingun e politikanëve

Presidenti Meta nuk komenton inciativën e PD-së për vetingun e politikanëve

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të bashkëpunojë për të garantuar çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, ndërsa nuk komentoi inciativën e PD-së për vetingun e politikanëve. “Nuk kam asnjë koment për këto iniciativa, shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave” ju përgjigj zoti Meta interesimit të gazetarëve ndërsa po merrte pjesë në një aktivitet për dhurimin e gjakut në Repartin e Zjarrfikësve në Tiranë.
Zoti Meta u shpreh i rezervuar edhe kur u pyet se çfarë do të bënte nëse kuvendi i dominuar nga socialistët do të hidhte poshtë dekretin e tij për kthimin e ligjit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. “Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e kuvendit, veç do dëshiroja ti uroja kuvendit punë të mbarë dhe të theksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm sa i takon detyrimeve dhe angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian” tha zoti Meta.
Njëditë më parë opozita lajmëroi nismën ligjore për ndryshimin e kushtetutës e cila synon kontrollin dhe rivlerësimin e politikanëve dhe përjashtimin e atyre që rezultojnë të lidhur me krimin.

Sicred