KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta në Shterpcë, “komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide”
Presidenti Meta në Shterpcë, "komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide"

Presidenti Meta në Shterpcë, “komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide”

Në kulmin e debateve rreth të ardhmes së marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për çështjen e kufirit midis tyre, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vazhdon një tur vizitash në Kosovë. Së fundi ai ka vizituar komunën e Shterpcës, ku bashkëjetojnë komunitetet e serbëve dhe shqiptarëve. Sipas një statusi të zotit Meta në rrjetin social Fejsbuk, në këtë komunë kultivohen mjedrat më të mira në botë, falë një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Presidenti i Shqipërisë ka çmuar vizionin e Bratislavit, kryetarit të komunës që i takon komunitetit serb, i cili “mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën”. Për presidentin e Shqipërisë “Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide”.

Sicred