KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Presidenti Meta në iftar: Më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale!
Presidenti Meta në iftar: Më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale!

Presidenti Meta në iftar: Më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale!

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale gjatë gjatë një darke iftari me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit që ai shtroi në Pallatin e Brigadave në Tiranë të mërkurën. ” Si çdo festë fetare te ne, Muaji i Ramazanit është një mundësi, në të cilën shqiptarët shprehin vlerësimin ndaj Zotit, si dhe vëllazërimin, mirëkuptimin dhe harmoninë ndërfetare që ekziston në Shqipëri” tha zoti Meta. Zoti Meta e vuri theksin tek jo vetëm tek toleranca fetare dhe gjuhësore e shqiptarëve, por edhe si një tipar i sjelljes ndaj popujve të tjerë. “Ajo është trashëguar dhe konsoliduar në kohë. Në jemi të vetëdijshëm se kjo tolerancë duhet ruajtur e kultivuar vazhdimisht. Është detyra jonë të investohemi gjithnjë e më shumë në të ardhmen për harmoninë fetare të vendit tonë” nënvizoi kreu i shtetit shqiptar ndërsa shtoi: “Modeli shqiptar i harmonisë ndër fetare përbën një kontribut dhe merr një vlerë të shtuar në sfidën globale mbi nevojën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së kulturave dhe qytetërimeve” tha zoti Meta. ” Uroj që mesazhet e solidaritetit nga ky Muaj i Shenjtë të vazhdojnë edhe më tej të plotësojnë kërkesat e qytetarëve tanë për më shumë mundësi, paqe, solidaritet dhe drejtësi sociale” tha kreu i shtetit shqiptar. “Dua t’ju siguroj për mbështetjen time të palëkundur në punën dhe lutjet e tuaja për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen tonë të përbashkët” nënvizoi ai.

Sicred