Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm të shtunën në ceremoninë kishtare me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar në Korçë, një ngjarje e shënuar e kalendarit ortodoks. Në Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” presidenti mori bekimin e mitropolitit të Korçes, Johan Pelushi. Presidenti Meta me këtë rast uroi të gjithë besimtarët ortodokse për Ditën e Ujit të Bekuar.
Por duket se bukuria e kësaj ngjarjeje u prish pasi një zjarr i beftë shërtheu nga brendësia e katedrales. Zjarrfikësat kanë mbërritur menjëherë duke e vënë zjarrin nën kontroll. Dyshohet se zjarri ka nisur nga vendi ku mbahen ndezur qirinjtë.
