KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Presidenti Meta në ditën e dytë të Forumit të Biznesit Maltë – Shqipëri
Presidenti Meta në ditën e dytë të Forumit të Biznesit Maltë – Shqipëri

Presidenti Meta në ditën e dytë të Forumit të Biznesit Maltë – Shqipëri

Dita e dytë e forumit të Biznesit Maltë – Shqipëri, ka shërbyer për firmosjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në rritjet e bashkëpunimeve ekonomike mes dy vendeve. Presidenti Ilir Meta, theksoi se nga historia e suksesit së “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura.  Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, nga ana e saj u shpreh se, është i rëndësishem fakti se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve të transformohen në bashkëpunime dypalëshe për zhvillimin social dhe ekonomik të secilit vend. Presidenti Meta zhvilloi takime edhe me rektorin e Universitetit të Maltës. Ndërsa në takimin që zhvilloi Presidenti me Drejtuesin Ekzekutiv të Air-Malta u shpreh interesi nga këta të fundit për të vlerësuar mundësinë e vendosjes së linjës direkte mes Maltës dhe Shqipërisë.

Sicred