KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Presidenti Meta nderon Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Besim Zekthin me “Nderi i Kombit”

Presidenti Meta nderon Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Besim Zekthin me “Nderi i Kombit”

Institucioni më mbresëlënës i folklorit shqiptar, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe ylli i tij ndër vite Besim Zekthi, janë nderuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga presidenti Ilir Meta.  Në një cermoni të posaçme me rastin e 60-vjetorit të krijimit të këtij institucioni zoti Meta e vlerësoi për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Sipas zotit Meta Ansambli Popullor ka luajtur rolin e ambasadorit të kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.
Presidenti Meta çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” edhe yllin e këtij ansambli, kërcimtarin dhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare zotin Besim Zekthi. Ai e ka merituar këtë dekoratë me motivacionin për kontributin shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë kulturore shqiptare jashtë vendit.”Të gjithë ne i kemi të ngulitura në kujtesën tonë interpretimet e tua mahnitëse të “Valles së Shqipeve” apo “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, kur vrulli i brendshëm të jepte krahë dhe të bënte të fluturoje pa u ndalur porsi një shqipe krenare” ju drejtua zoti Meta artistit të famshëm.

Para Mbrapa
Presidenti Meta nderon Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Besim Zekthin me "Nderi i Kombit"
Presidenti Meta nderon Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Besim Zekthin me "Nderi i Kombit"
Presidenti Meta nderon Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Besim Zekthin me "Nderi i Kombit"
Para Mbrapa
Sicred