KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE Jagland
Presidenti Meta merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE Jagland

Presidenti Meta merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE Jagland

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland i ka dërguar një mesazh urimi presidentit Ilir Meta, me rastin e marrjes së detyrës. “Dëshiroj të ofroj përgëzimet e mia lidhur me përurimin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sinqerisht suksese në marrjen përsipër të përgjegjësive dhe detyrave tuaja të rëndësishme.
Që nga anëtarësimi i saj, Shqipëria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vazhdueshme e punës së Këshillit të Evropës për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në kontinentin tonë. Dëshiroj të nënvizoj gjithashtu faktin se Organizata jonë ka pasur gjithmonë si qëllim të mbështesë vendin tuaj në rrugëtimin e tij drejt integrimit evropian” shkruan zoti Jagland.