KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Presidenti Meta me arbëreshë në Krujë
Presidenti Meta me arbëreshë në Krujë

Presidenti Meta me arbëreshë në Krujë

Presidenti republikës Ilir Meta ishte në Krujë, me Shoqatën arbëreshe nga Kalabria “Manja Grecia Off-Road” ku u përkujtua rrugëtimi historik i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kryeqendrën arbërore. “Skënderbe, Arbëreshë dhe Shqipëri” janë një trinom i pandashëm, tha kreu i shtetit. Zoti Meta theksoi se do tu jemi “Mirënjohës përjetë arbëreshëve, për kontributin madhor që kanë dhënë në shekuj për të ruajtur gjuhën, traditat, ritet e kulturën e në veçanti për lartësimin e emrit dhe figurës së Skënderbeut”. Presidenti Meta formuloi një falenderim të veçantë për punën e palodhur dhe të mrekullueshme siç e vlerësoi ai  të Aldo Morinos, konsullit shqiptar të nderit në Kalabri.

Sicred