KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta mbi takimin me Kryeministrin Rama dhe Gjykatën Kushtetuese
Presidenti Meta mbi takimin me Kryeministrin Rama dhe Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta mbi takimin me Kryeministrin Rama dhe Gjykatën Kushtetuese

Çështja e çeljes së negociatave, vijimësia e negociatave me Greqinë si dhe Gjykata Kushtetuese, ishin pikat e takimit që zhvilloi të mërkurën në mbrëmje, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kreu i Qeverisë Edi Rama. Për kreun e shtetit Meta, i cili foli për takimin me Kryeministrin, vendimet institucionit të presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën. Meta u shpreh: “Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal ,janë diskutuar disa çështje , kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, të cilat shpresojmë të jenë pozitive. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota sipas standarteve më serioze që meriton kjo çështje.” I pyetur për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Meta vuri theksin në domosdoshmërinë e pasjes sa më parë të një Gjykate Kushtetuese funksionale. “Nënvizoj dhe një herë, pas mjaft kohësh, kërkesën që dhe KED-ja të funksionojë sa më parë për të vlerësuar kandidaturat që janë paraqitur në përputhje dhe me procedurat kushtetuese dhe ligjore. Presidenti i Republikes Ilir Meta, i bëri këto komente pas aktivitetit të dhurimit të gjakut ku ishte i pranishëm.

Sicred