KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta: Luftë kundër varfërisë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari
Presidenti Meta: Luftë kundër varfërisë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari

Presidenti Meta: Luftë kundër varfërisë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar intensifikimin e luftës kundër varfërisë në Shqipëri, si një një luftë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri gjatë një vizite në ambientet e shoqatës humanitare “Strehë dhe Shpresë” në Tiranë me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Varfërisë. “Sot është dita për të rritur e garantuar dinjitetin njerëzor për të gjithë” tha zoti Meta. Sipas tij “Pa luftuar varfërinë nuk garantojmë dot drejtësinë sociale që meriton një shoqëri e standardeve evropiane, pa luftuar varfërinë nuk luftojmë dot një nga burimet kryesore të kriminalitetit dhe të sigurisë publike”.  Zoti Meta shprehu keqardhjen për “vetëvrasjet apo të përpjekjeve për t’u vetëvrarë nga dëshpërimi për shkak të humbjes së besimit se mund të fitohet lufta me varfërinë”.
Si armë më efikase për të luftuar këtë plagë zoti Meta përmendi nevojën e një rritjeje ekonomike më e madhe. “Një rritje ekonomike më gjithëpërfshirëse nga e cila të përfitojë e gjithë shoqëria dhe në radhë të parë ata që janë më në vështirësi dhe më të pamundur” tha presidenti Meta. Ai u shpreh për nevojën e zhvillimit të politikave sociale në drejtim sidomos të punësimit dhe në drejtim sidomos të edukimit për fëmijët.

Sicred