KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Presidenti Meta kthen projektbuxhetin dhe rreshtohet krahas studentëve
Presidenti Meta kthen projektbuxhetin dhe rreshtohet krahas studentëve

Presidenti Meta kthen projektbuxhetin dhe rreshtohet krahas studentëve

Presidenti Ilir Meta është rradhitur krahas studentëve në protestën e tyre ndërsa ka kthyer në parlament projekligjin për buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale të vitit 2019. Lajmi u mësua sot në mesditë ndërsa parlamenti ishte përfshirë në një debat për protestën e studentëve. Zoti Ruçi sapo kish njoftuar se amendamentet e LSI, partia e presidentit Meta, nuk mund të merreshin parasysh, pasi ligji ndodhej në presidencë.
Menjëherë pas këtyre deklaratave u mësua se presidenti Ilir Meta kishte vendosur të kthejë për rishqyrtim projektligjin, i cili ishte miratuar pak ditë më parë nga nga maxhoranca pa praninë e opozitës.
Në argumentin e tij zoti Meta shkruan se “…duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij”. Presidenti Meta shton se ka besimin e plotë, që Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com