KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Presidenti Meta kthen ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”: Ulen taksat për lojrat e fatit!
Ahmetaj: Asgjë të re lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit

Presidenti Meta kthen ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”: Ulen taksat për lojrat e fatit!

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer të martën një tjetër ligj për rishikim në Kuvend. Bëhet fjalë për ndryshimet e miratuara nga mazhoranca në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ligji i miratuar nga PS kaloi pa shumë debate. Presidenti kundërshton pikën që lidhet me uljen e taksave për lojërat e fatit. Në argumentin që jep Presidenti për kthimin e ligjit, vlerëson se ulja e taksave për biznesin e lojërave të fatit sjelle edhe probleme sociale. “Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojërave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojërat e fatit” spjegohet në dekretin e kreut të shtetit. Një tjeter argument që jep kreu i shtetit është dhe ulja e të ardhura në buxhetin e shtetit, si pasojë e aplikimit të këtij ligji. Sipas të dhënave të mediave, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për lloto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë.

Sicred