KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta i deklaron kryeministrit Zaev: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë ekzistenciale
Presidenti Meta i deklaron kryeministrit Zaev: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë ekzistenciale

Presidenti Meta i deklaron kryeministrit Zaev: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë ekzistenciale

Shqipëria dhe Maqedonia pritet të diskutojnë të gjitha çështjet që lidhen me nxitjen dhe zhvillimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve mes tyre në mbledhjen mes dy qeverive që pritet të mbahet së shpejti në Pogradec. Kjo u bë e ditur gjatë takimit mes presidentit shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev gjatë takimit të tyre në Shkup. Gjatë takimit, zoti Meta përshëndeti angazhimet konkrete të Qeverisë së re maqedonase për përmirësimin e klimës dhe marrëdhënieve ndër-etnike, si dhe krijimit të një marrëdhënie sa më pozitive me vendet fqinje. “Marrëdhëniet e mira ndër-etnike në Maqedoni janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin e Maqedonisë, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit” citohet të ketë thënë presidenti Meta.
Për kreun e shtetit shqiptar marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë ekzistenciale dhe vendimtare për të ardhmen euroatlantike të të dy vendeve. “Së bashku mund t’i rezistojmë e të përballojmë me sukses të gjitha sfidat e globalizmit me të cilat përballet rajoni ynë” tha presidenti Meta.
Ai shprehu besimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE gjatë vitit 2018, si dhe e siguroi Kryeministrin Zaev mbi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.
Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev ndanë të njëjtin mendim lidhur me domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe përmirësimin e lidhjeve energjetike dhe infrastrukturore. Ata veçuan se zbatimi i projekteve të përbashkëta në kuadrin e Korridorit 8 është shumë i rëndësishëm. Me investime jo të jashtëzakonshme mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme, tha presidenti shqiptar.

Sicred