KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta dekreton shkarkimet e disa ministrave
Presidenti i Republikës Meta, uron shqiptarët për Vitin e Ri 2019

Presidenti Meta dekreton shkarkimet e disa ministrave

Presideni i Republikes Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e 6 ministrave dhe zv. Kryeministres.  Përkatësisht emrat e shkarkuar nga detyra nga presindeti janë Senida Mesi,  Zv.kryeministre , Arben Ahmetaj, Ministri i Financave, Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë, Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit, Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit, Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës. Ndërkohë që në faqen zyrtare të presidentit nuk rezulton dekreti i shkarkimit të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Gjithashtu presidenti Meta ka bërë deri tani edhe emërimin në detyrë të Erion Braçes, si Zv.Kryeministër, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesi ,dhe  Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, por që akoma deri në këto momente nuk ka dekrete për emërimin ministrave të tjerë. Ndryshimet në kabinetin e qeverisë, jane bërë nga kryeministri Rama me datë 28 dhjetor  dhe përkojnë dhe me zëvendësimet më të mëdha të ministrave të bëra deri më tani nga Kryeministri Rama në pesë vite të qeverisjes së tij.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com