KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Presidenti Meta dekoron valltarët

Presidenti Meta dekoron valltarët

Vallëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu, u dekoruan me dekoratën e lartë ”Nderi i Kombit” nga presidenti republikës Ilir Meta. Ceremonia që u zhvillua në ambientet e presidencës u shoqërua edhe më disa interpretime të valleve të luajtur nga të rinjtë. Mes emocionesh valltarët e ansamblit Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku falenderuan presidentin Meta, kolegët e tyre nëpër vite dhe të gjithë ata që i ndoqën ndër vite si brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Nga ana e tij zoti Meta vlerësoi kontributin e dy artistëve Çeliku dhe Cingu duke shprehur se ata janë ambasadorët  më të mirë të vendit tonë dhe fjalët apo aktet nuk do të mjaftonin. 

Sicred