KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta dekoron basketbollistin dhe diplomatin Agim Fagun
Presidenti Meta dekoron basketbollistin dhe diplomatin Agim Fagun

Presidenti Meta dekoron basketbollistin dhe diplomatin Agim Fagun

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me një ceremoni solemne basketbollistin dhe diplomatin e shquar Agim Fagu duke i akorduar Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Me mirënjohje dhe vlerësim të thellë për veprën dhe kontributin madhor që ka dhënë për ngritjen e sportit të basketbollit në nivelet më të larta ndërkombëtare, si personalitet i shquar në njohjen dhe lartësimin e vendit tonë në botë”. Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni, ndër të tjera, presidenti Meta tha: “Jam i bindur se, si kjo dekoratë, ashtu edhe personaliteti i Agim Fagut nderojnë më së miri njëra-tjetrën. Kjo figurë e jashtëzakonshme dhe komplekse ndërthur si rrallë dhe në mënyrën më të shkëlqyer figurën e sportistit të niveleve më të larta evropiane dhe botërore me atë të qytetarit, intelektualit dhe të diplomatit të shkëlqyer.” Nga ana e tij, Agim Fagu falënderoi Presidentin Meta “për fjalët, të cilat ndoshta disa herë i kalonin kufijtë e së vërtetës, por le ta gjykojnë të tjerët dhe ju falënderoj dhe për atë që të gjithë këtë respekt dhe dashuri të shqiptarëve që ju i ligjëruat në një dekret duke më vlerësuar mua me dekoratën më të lartë të vendit.” “Do të uroja që kjo ceremoni të shërbente si një mesazh për shqiptarët kudo ku janë që ata të kuptojnë që kjo ceremoni u thotë atyre se kontributi i veçantë, por i vërtetë i qytetarëve në Shqipëri do të vlerësohet gjithmonë në mënyrën e duhur”, – përfundoi Fagu.

Sicred