KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta: Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, do të cënonte stabilitetin e rajonit dhe do të vinte në rrezik frymën dhe parimet e BE-së

Presidenti Meta: Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, do të cënonte stabilitetin e rajonit dhe do të vinte në rrezik frymën dhe parimet e BE-së

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar”Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, jo vetëm do të cënonte stabilitetin e rajonit, por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE-së për të cilat ajo është investuar nga themelimi i saj deri sot”. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri gjatë një interviste për gazetën “Albanian Daily News” i pyetur rreth debatit mbi ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. “Modeli dhe parimet e bashkëjetesës, harmonisë dhe paqes mes vendeve të Bashkimit Evropian është modeli i shkrirjes dhe zhdukjes së kufijve shtetërorë, veçanërisht atyre etnikë” tha kreu i shtetit shqiptar. “Kështu e shikoj edhe unë procesin e integrimit të rajonit tonë në BE: drejt bërjes të parëndësishëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj” shtoi ai. Zoti Meta kujtoi se “E kaluara historike e Ballkanit është fatkeqësisht e lidhur me ndryshime kufijsh, spastrim etnik dhe shpërngulje të dhunshme të popullsive të cilat janë shoqëruar me probleme të mëdha, armiqësi, luftëra e urrejtje”. Për presidentin shqiptar “Marrëveshja që mendohet të arrihet sot mes palëve është e rëndësishme të çlirojë energji pozitive, të ndihmojë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes të mbjellë nga e kaluara dhe historia”.

Sicred