KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Presidenti Meta bën thirrje për t’i kushtuar një vëmendje më të madhe librit
Presidenti Meta bën thirrje për t’i kushtuar një vëmendje më të madhe librit

Presidenti Meta bën thirrje për t’i kushtuar një vëmendje më të madhe librit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për nismën “Të lexojmë së bashku”, si një nismë shumë pozitive për të nxitur leximin dhe për të inkurajuar të rinjtë. Zoti Meta vizitoi të premten panairin e librit në Tiranë, ku bëri thirrje për t’i kushtuar një vëmendje edhe më të madhe librit. Ai tha se duhet nxitur debati dhe aftësitë krijuese të secilit, pasi “të lexosh një libër, do të thotë të kesh një shok më shumë në sfidat e tua, në përpjekjet e tua për të ecur drejt ëndrrave”. Për zotin Meta të rinjtë e fëmijët “është e domosdoshme që të lexojnë sa më tepër, që të kenë sa më shumë vetëbesim për realizimin e projekteve të tyre”.
Presidenti Meta pranoi se libri, autorët, krijuesit dhe shtëpitë botuese ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme. “Të botosh libra nuk është thjesht një sipërmarrje, aq më tepër një biznes, por mendoj se është një mision dhe kontribut i madh për publikun e gjerë, dhe të gjithë këta meritojnë më shumë vëmendje e lehtësi dhe absolutisht. Në prag të mbledhjes së dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, zoti Meta sugjeroi ecjen drejt taktikave unifikuese, lehtësuese, të cilat heqin automatikisht çdo pengesë për qarkullim e librave. “Kështu na ndihmojnë në fuqizimin e mëtejshëm të kulturës sonë të përbashkët” tha zoti Meta.

Sicred