KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta bën thirrje për rritjen e dhurimit vullnetar të gjakut
Presidenti Meta bën thirrje për rritjen e dhurimit vullnetar të gjakut

Presidenti Meta bën thirrje për rritjen e dhurimit vullnetar të gjakut

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për rritjen e dhurimit vullnetar të gjakut duke e cilësuar si mision të rëndësishëm për shpëtimin e jetëve të njerëzve. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri të mërkurën gjatë institucionalizimit të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”. Ai tha se ky është një moment i rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e shoqërisë shqiptare. “Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku, duhet të bëjmë më shumë për këtë kauze jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish” ta ndër të tjera zoti Meta. Kjo Aleance synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Dhurimi vullnetar garanton sigurinë dhe cilësinë e gjakut.
Zoti Meta falenderoi të gjithë institucionet, aktorët e shoqërisë civile, shoqatat dhe forumet e të rinjve, që u bënë pjesë e kësaj Aleance si dhe të gjithë qytetarët që do të solidarizohen dhe mbështesin këtë kauze, e cila do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.

Sicred