KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Meta autorizon ministrin Bushati të lëshojë plotfuqinë për negocimin mes Shqipërisë dhe Greqisë
Presidenti Meta autorizon ministrin Bushati të lëshojë plotfuqinë për negocimin mes Shqipërisë dhe Greqisë

Presidenti Meta autorizon ministrin Bushati të lëshojë plotfuqinë për negocimin mes Shqipërisë dhe Greqisë

Presidenti Ilir Meta autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”. Në një njoftim të presidencës shqiptare bëhet e ditur se zoti Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Sicred