KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti kinez në Hong Kong
Presidenti kinez, vizita e pare, në Hong Kong

Presidenti kinez në Hong Kong

Presidenti Xi Jinping mbërriti në Hong Kong, në vizitën e parë si president i Kinës, me rastin e 20-vjetorit të dorëzimit të këtij qyteti shtetit kinez nga Britania e Madhe. Hong Kongu ka qenë koloni britanike që prej vitit 1841. Xi Jinping, për të cilin është vizita e parë që prej betimit të tij si president në vitin 2013. “Pas nëntë viteve ndodhem sërish në tokën e Hong Kongut”, theksoi presidenti në një fjalim të shkurtër. “Jam shumë i lumtur. Hong Kongu ka gjithmonë një vend në zemrën time”, shtoi ai. Kjo vizitë triditore zhvillohet nën masa të larta sigurie.

Sicred