KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Katalanas refuzon të pranojë planin e Madridit

Presidenti Katalanas refuzon të pranojë planin e Madridit

Presidenti katalanas Karlos Puixhdemon u shpreh sot se krahina nuk do ta pranojë planin e Madridit për pezullimin e autonomisë dhe vendosjen e saj nën kontrollin e drejtpërdrejtë të spanjës. Ai e konsideroi planin  në fjalë si sulmin më të keq të ndërmarrë ndaj institucioneve të Katalonjës, që nga koha e diktaturës së Gjeneral Frankos. Puixhdemon theksoi se qeveria spanjolle po vepronte në kundërshtim me vullnetin demokratik të katalanasve, pasi refuzoi edhe të gjitha ofertat për dialog. Duke iu adresuar qytetarëve europianë në gjuhën angleze, presidenti katalanas shtoi se vlerat europiane po rrezikoheshin në Katalaonjë. Policia e Barcelonës, ndërkohë u shpreh se rreth 450 mijë persona protestuan dje atje, duke kërkuar liri dhe pavarësi.

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoi bëri dje të ditur se po aktivizonte nenin 155 të kushtetutës, i cili lejon vendosjen në raste krizash të kontrollit të drejtëpërdrejtë të qeverisë në një krahinë autonome. Rahoi paraqiti edhe planet për zhvillimin e zgjedhjeve në Katalonjë. Ai këmbënguli se masat nuk nënkuptonin se po pezullohej vetëqeverisja katalanase, por që po synohej të hiqeshin ata njerëz të cilët e kishin nxjerrë vetëqeverisjen jashtë ligjeve dhe kushtetutës. Masat e propozuara nga qeveria spanjolle tashmë pritet të votohen nga senati i spanjës, por më parë ato gëzojnë tashmë edhe mbështetjen e partive opozitare.

Sicred