KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti Ilir Meta, vizitë në Vuthaj
Presidenti Ilir Meta, vizitë në Vuthaj

Presidenti Ilir Meta, vizitë në Vuthaj

Presidenti Ilir Meta në këto ditë të nxehta të sezonit veror ka zgjedhur veriun, ku ne trevën shqiptare të Vuthaj-t u mbajt edhe tubimi tradicional mbarëkombëtar “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”. Kreu i shtetit shprehu mirënjohje për diasporën tonë që kontribuon me shumë pasion për ruajtjen e traditave dhe vlerave të trashëguara. Ai gjithashtu vizitoi kullën mbi 200-vjeçare të Çelajve në Vuthaj, e cila ruan traditat më të çmuara kombëtare e njerëzore të kësaj treve. Po kështu Presidenti vizitoi liqenin e Plavës, rreth 900 metra mbi nivelin e detit, ku ftoi të vizitohet ky liqen që është i rrethuar nga male që i takojnë parajsës.

Sicred