KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, për Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro e ka quajtur qeverinë e presidentit Donald Tramp si një bandë ekstremistësh dhe ka fajësuar SHBA-të ëpr krizën që po përjeton vendi i tij. -Shpresoj që ky grup ekstremsit në sHtëpinë e bardhe të mundet nga opinioni i fuqishëm publik në botë- u shpreh maduro në një intervistë të rrallë për rrjetin BBC. Maduro tha se ai nuk do të lejonte ndihmat humanitare të hynin në Venezuelë sepse kjo ishte një mënyrë që SHBA-të po përdornin për të justifikuar ndërhyrjen. – Ata po nxisin luftë. Është një luftë politike, ajo e perandorisë së Shteteve të Bashkaura, e interesave të ekstremit të djathtë që po qeveris sot, të Ku Kluks Klanit që sundon Shtëpinë e Bardhë, për të marrë pushtetin në Venezuelë, – tha ai. SHBA-Të dhe shumica e qeverive perëndimore kanë njohur liderin e opozitës Huan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës. Zoti Maduro është nën presion kombëtar dhe ndërkombëtar për të thirrur zgjedhjet e parakohshme presidenciale mes një krize ekonomike që po përkeqësohet dhe akuzave për përhapje masive të korrupsionit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut.

Sicred