KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur një udhëtim 11-ditor në Azi

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur një udhëtim 11-ditor në Azi

Donald Trump nisi udhëtimin e tij maratonë 11-ditor në Azi, që do ta çojë në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine. Ky llogaritet të jetë turneu më i gjatë aziatik i një Presidenti amerikan në 25 vjet. Rrugëtimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen në një kohë tensionesh të përshkallëzuara me Korenë e Veriut për shkak të programit të saj bërthamor dhe testeve të njëpasnjëshme raketore. Trump pritet të tregojë një front të bashkuar me Korenë e Jugut dhe Japoninë gjatë ndalesave të tij e të ushtrojë njëkohësisht presion mbi Kinën për ta shtyrë të ndjekë një linjë më të ashpër ndaj Penianit. Por, fillimisht avioni presidencial e çoi udhëheqësin republikan në Hauai, ku vizitoi Arizona Memorial në Pearl Harbor, skena e sulmit tragjik japonez të vitit 1941, që e tërhoqi Amerikën në Luftën e Dytë Botërore. Kreu i shtetit amerikan mori gjithashtu pjesë në një mbledhje të shkurtër të komandës amerikane të Paqësorit. Presidenti i fundit amerikan që ka ndërmarrë një rrugëtim të tillë në Azi ishte George W. Bush, i cili vizitoi rajonin në fillimin e vitit 1992.

Sicred