KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Rumanisë Klaus Iohanis viziton Shtëpinë e Bardhë
presidenti rumun dhe trump

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohanis viziton Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohanis është udhëhehqësi i parë i Ballkanit që viziton Shtëpinë e Bardhë. Ai u prit nga presidenti Donald Tramp në kuadrin e vizitës së punës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara. Presdienti Tramp deklaroi se i mbështet fort përpjekjet e Rumanisë në luftën kundër korrupsionit. Do t’ju mbështesim gjithmonë në këtë drejtim. Mendoj se presidenti Rumun ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim. Dhe jam i bindur që do ta fitoni këtë betejë. Kompanite amerikane që investojnë në Rumani pohojnë se është shënuar përparim i madh, tha zoti Tramp. Zoti Joanis pohoi se Rumania e cilëson si strategjik partneritetin me Amerikën, me qëllim konsolidimin e demokracisë dhe rritjes ekonomike. Dy presidentët folën edhe për NATO-n dhe kreu i shtëpise së bardhë pohoi angazhimin amerikan për Nenin 5 të traktatit të Aleancës për mbrojtjen e përbashket. Zoti Tramp deklaroi se muajin e ardhëshëm do të vizitojë Poloninë për të shprehur pikërisht këtë mbështetje të Amerikës ndaj partnerëve lindorë dhe NATO-s.

Sicred