KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i ri, sot nisin procedurat e zgjedhjes
Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i ri, sot nisin procedurat e zgjedhjes

Parlamenti shqiptar pritet të nisi të enjten procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës. Një ditë më parë kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkoi mbledhjen e konferencës së kryetarëve për caktimin e kalendarit. Zoti Ruci ka kërkuar raundi i parë të zhvillohet në datën 19 Prill.
Parlamenti ka njoftuar zyrtarisht se mandati i presidentit Bujar Nishani përfundon më 24 korrik. Sipas ligjit data 9 korrik, është afati i fundit i Kuvendit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ende nuk ka asnjë kandidaturë për këtë post. Vetë zoti Nishani është shprehur disa herë i gatshëm për të rikandiduar. Kryeministri socialist Edi Rama pak kohë më parë u shpreh se  “Ne do bëjmë që presidenti apo presidentja, të jetë një figurë që të ketë mirëkuptim dhe mbështetje”.

Sicred