KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, për merkaton e dimrit
gjici, presidenti i kukesit, kuksi, futboll, sport

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, për merkaton e dimrit

“Kukësi është si Reali  Madridit. E ka mbyllur fazën e parë në vend të parë dhe pa asnjë humbje” Kjo është deklarata e presidentit të skuadrës veriore, Safet Gjici. Por për të ruajtur këtë pozicion edhe gjatë fazës së dytë, pra deri në përfundim të kampionatit, duhen bërë përforcimet e duhura aty ku skuadra ka çaluar. Sipas zotit Gjici tek Kukësi, pritet të vijnë lojtarë të huaj. Ai thotë se tani vjen edhe detyra më e vështirë, pasi të gjitha skuadrat e tjera do të bëjnë ndërhyrjet e tyre në merkaton dimërore.  Në fillim të janarit Kukësi do të zhvillojë për pak kohë fazën përgatitore në Antalia.