KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i Kosovës Thaçi, flet mbi marrëdhëniet me Serbinë dhe Vuçiç
Presidenti i Kosovës Thaçi, flet mbi marrëdhëniet me Serbinë dhe Vuçiç

Presidenti i Kosovës Thaçi, flet mbi marrëdhëniet me Serbinë dhe Vuçiç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediat kroate, ka folur lidhur me dialogun me Serbinë. Ai nënvizon se do të jetë shumë e vështirë të arrihet paqja me Beogradin, por sipas tij, mënyra e vetme drejt zgjidhjes është dialogu. “Pa një marrëveshje të fqinjësisë së mirë dhe një njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka prespektivë për NATO dhe BE. Rruga e vetme është dialogu, negociatat dhe marrëveshjet që janë me interes të përbashkët. Unë nuk jam naiv të them që duhet të fitojë vetëm Kosova. Nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jemi fitues të dy palët dhe paqja e stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Sot e lehtë është të kritikosh. Beteja me Serbinë zhvillohet në tavolinë, zhvillohet në Bruksel dhe nuk zhvillohet kafeneve me thashetheme dhe me mentalitet të së kaluarës”, tha Thaçi. Vetë RTL-ja e Kroacisë shkruan se gjatë vizitës në Kosovë të lejuar nga autoritetet kosovare, presidenti Vuçiç e ka shokuar publikun me një fjalim skandaloz në Mitrovicë. Ky fjalim i tij është dënuar edhe nga Thaçi.“Unë besoj që ky ka qenë një gabim jo i vogël glorifikimi i rolit të Sllobodan Millosheviçit, kur dihet se ai është kasapi i Ballkanit nga Sllovenia deri në Kosovë dhe ndërlidhet drejtpërdrejtë me përgjegjësitë e gjenocidit të kryer në Kosovë”, u shpreh Hashim Thaçi. I pyetur nga media kroate nëse është befasuar nga dalja relativisht e dobët e serbëve në tubimin e Vuçiç, presidenti i Kosovës ka thënë se nuk merret me numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë dhe se për të është shumë më i rëndësishëm fakti që vizita ka kaluar pa incidente. Ndër të tjera Thaçi nënvizoi se të gjithë qytetarët e Kosovës mbështesin integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Sicred