KRYEFAQJA » LAJME » Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen sot në Bruksel

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen sot në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takohen sot sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ashtu si herët e tjera, dy presidentët fillimisht do të takohen veçmas me komisioneren europiane, dhe më pas do të zhvillohet takimi trepalësh. Pak para se të hynte në takim me Mogherinin, Presidenti Thaci u shpreh se  Kosova dhe Serbia po hyjnë në një fazë të re të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, historike dhe të paqes.

Sipas tij, procesi i dialogut do të shënojë një progres për shtetin e Kosovës dhe Serbinë, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Thaci theksoi se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm kur ndodh njohja reciproke dhe që kjo pastaj nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ai shtoi gjithashtu se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të ndërlidhet me çështje tjera në botë.Në Kosovë do të ruhet karakteri multietnik në Kosovë dhe të gjitha tonet kërcënuese sipas tij për luftë dhe refugjatë janë absurde, theksoi Presidenti Thaci para takimit me shefen e politikës së jashtme të BE-së.

Sicred