KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i Kinës Xi Zhinping mbërriti në Berlin
Presidenti i Kinës Xi Zhinping mbërriti në Berlin

Presidenti i Kinës Xi Zhinping mbërriti në Berlin

Presidenti i Kinës Xi Zhinping mbërriti në Berlin për vizitën e tij të dytë shtetërore në Gjermani. Gjatë vizitës, udhëheqësi kinez u takua me presidentin dhe kancelaren gjermane. Presidenti kinez u prit ne Berlin me nderime ushatrake, nga homologu i tij Frank Valter Shtajnmajer, për të vijuar më pas me bisedimet që kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë dhe shkëmbimet tregtare, por edhe për forcimin e besimit të ndërsjellë politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes tyre në kuadër të G-20-ës, që nis të premten në samitin e radhës në Hamburg. Nga vizita priten edhe nënshkrime të shumë marrëveshjeve, ngjashëm me vizitën e vitit 2014, kur Kina dhe Gjermania i ngritën marrëdhëniet dypaleshe në nivelin e partneritetit strategjik. Dy ekonomitë janë plotësuese ndaj njëra-tjetrës. Vëllimi i tregtisë mes tyre është 151 miliardë dollarë në vit dhe, për herë të parë, Kina u bë vitin e shkuar partneri kryesor tregtar i Gjermanisë. Të dyja vendet po ashtu duan të forcojnë pozicionet e tyre në qeverisjen botërore, duke u shprehur kundër politikave proteksioniste amerikane.

Sicred