KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i Iranit Ruhani, për programin rraketor
Presidenti i Iranit Ruhani, për programin rraketor

Presidenti i Iranit Ruhani, për programin rraketor

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani u shpreh këtë të hënë se vendi i tij është i vendosur për të rritur fuqinë e tij ushtarake si dhe zhvilluar programin e raketave balistike pavarësisht presionit në rritje nga vendet armiqësore që synojnë të ndalojnë punën e iranit në fushën e mbrojtjes, raportoi televizioni iranian shtetëror.

“Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë leje për të zhvilluar lloje të ndryshme raketash dhe do të vijojmë rrugëtimin tonë dhe fuqizimin tonë ushtarak” “- tha Ruhani në një fjalim të mbajtur në sheshin Azadi të Teheranit, ku dhjetra mijëra persona ishin mbledhur për të kujtuar 40 vjetorin e revolucionit islamik të iranit. Ruhani gjithashtu u zotua se irani do të mundte sanksionet amerikane, të rivendosura pasi presdienti Donald Tramp u tërhoq nga marrëveshja bërthamore që fuqitë botërore kishin arritur me Iranin në vitin 2015.

“Populli iranian ka dhe do të ketë disa vështirësi ekonomike për shkak të sanksioneve por ne do t’i tejkalojmë problemet duke ndihmuar njëri-tjetrin.”- tha Ruhani.

Sicred