KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i Gjermanisë kërkon që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor
presidenti i Gjermanisë, kërkon që, Evropa të mbetet e përkushtuar, për Ballkanin Perëndimor, RAJONI

Presidenti i Gjermanisë kërkon që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Gjermanisë, Frank-ëalter Steinmeier, ka kërkuar që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, megjithë problemet e shumta që e prekin këtë rajon. Zoti Steinmeier, në permbyllje të takimit në Brion të Sllovenisë, tha te shtunenen ne mbremje se ajo që ndodh në këtë rajon por edhe ajo qe nuk ndodh, duhet te na shqetësojë dhe do të ketë ndikim mbi ne. Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Ballkanit, duhet të qendrojne lart në agjendën tonë, tha presidenti gjerman. Takimi i udhehehqesve të vendeve të Ballkanit, i sponzorizuar nga Bashkimi Evropian, synon gjetjen e mënyrave për rritjen e bashkëpunimit në rajon. Në deklaratën e përbashkët pas takimit, u kerkua integrim i mëtejshëm në BE, forcim i dialogut dhe përmbajtje nga retorika nacionaliste dhe provokuese.

Sicred