KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Presidenti i Argjentinës takon futbollistët e Kombëtares përpara largimit të saj nga vendi
Presidenti i Argjentinës takon futbollistët e Kombëtares përpara largimit të saj nga vendi

Presidenti i Argjentinës takon futbollistët e Kombëtares përpara largimit të saj nga vendi

Mauricio Macri, President i Argjentinës është takuar me futbollistët e kombëtares përpara se ata të largohen nga vendi. Ai ka vlerësuar paraqitjet e lojtarëve në aktivitetet e mëparshme dhe uron që në Rusi, ata të bëjnë një paraqitje të mirë, pasi lojtarët e mirë nuk mungojnë. “Unë jam një nga ata që besojnë te ju. Ne duhet t’ju vlerësojmë dhe t’ju falënderojmë që kemi qenë protagonistë të tre turneve të njëpasnjëshme me shfaqje spektakolare. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në Rusi. Ne do të jemi të lumtur për çdo gjë të bukur që ju do të bëni atje. Nuk është e vërtetë që nëse dikush nuk bëhet kampion ky është një dështim, kjo është një çmenduri që nuk ekziston kudo në botë. E vërteta është se ne kemi një ekip të madh, lojtarë të mëdhenj dhe ne jemi me fat që kemi më të mirët në botë, të cilët do ta ndihmojnë shumë ekipin”. Presidenti macri është takuar edhe me kapitenin e kombëtares, Lionel Mesin. Ky i fundit ka falenderuar gjithë tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të qëndrimi atje. “Falenderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës që ishim këtu. Ne jemi të etur për t’i dhënë Argjentinës vendin që meriton dhe ne do të përpiqemi të japim maksimumin në Rusi” – ka thënë Mesi. Kombëtarja e futbollit e Argjentinës është larguar nga vendi i saj ndërsa autobuzi është përshëndetur nga dhjetëra tifozë. Të gjithë shpresojnë që kombëtarja e tyre të kthehet nga Rusia me trofeun e ëndërruar. Mauricio Tevez, një tifoz i Argjentinës u shpreh: “Unë shpresoj se Messi në këtë Kupë Botërore do të japë gjithçka për ekipin. Besoj se ai do ta fitojë kupën e botës që është jo vetëm ëndrra e tij por edhe të gjithë argjentinasve”. Ndërsa Alan Solis një tjetër tifoz i kombëtares argjentinase, i cili nuk do të jetë në Rusi, u shpreh: “Edhe pse nuk jemi në Rusi, duke i parë ndeshjet nga shtëpia, ne do ta mbështesim skuadrën tonë për të realizuar ëndrrën, të sjellë Kupën e Botës në Argjentinë”.

Sicred