KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti Duterte planifikon ta tërheqi Filipinen nga ICC

Presidenti Duterte planifikon ta tërheqi Filipinen nga ICC

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është shprehur se planifikon ta tërheqë vendin e tij nga gjykata Ndërkombëtare Penale ICC, pasi kjo e fundit filloi të shqyrtojë luftën ndaj narkotikëve të ndërmarrë në vend. “Është e dukshme se kjo gjykatë po përdoret si një mjet politik kundër Filipineve” tha Duterte, i cili gjithashtu dënoi sulmet e pabaza të OKB-së siç u shpreh ai. Gjykata Ndërkomëbtare Penale filloi të shqyrtojë në muajin shkurt krimet e kryera gjatë fushatës kundër narkotikëve në Filipine. Policia e vendit ka bërë të ditur se kanë vrarë rreth 4 mijë të dyshuar për drogë gjatë fushatës, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur se shifra është të paktën tre herë më e lartë se ajo e dhënë nga autoritetet. Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare bënë të ditur se po marrin në konsideratë raportet e vrasjeve pa gjyq të ndërmarra në vend. Sipas kryeprokurores Fatou Bensouda, shqyrtimet e gjykatës, me seli në Hagë, nuk mund të konsiderohen si hetim, por si një proces të ekzaminimit të informacioneve në mënyrë që të vendoset nëse ka bazë të arsyeshme për të filluar apo jo ndonjë hetim.

Sicred