KRYEFAQJA » LAJME » Presidencë, nis takimi Rama-Basha
Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidencë, nis takimi Rama-Basha

Që prej orës 10 në selinë e presidencë me ndërmjetësimin e presidentit Nishani ka nisur takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së Basha. Takimi synon arritjen e një marrëveshjeve mes palëve për zhvillimin normal të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Kryeministri Rama ka mbërritur i pari në presidencë shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Ndërsa pak minuta më vonë ka mbërritur kreu i opozitës Lulzim Basha i shqëruar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.
Në prag të takimit të shumëpritur të dy palët kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Zoti Rama është shprehur për miratimin e vettingut si kusht për zhvillimin e bisedimeve, ndërsa zoti Basha nuk ka hequr dorë nga kërkesa për qeveri teknike.

Sicred