KRYEFAQJA » LAJME » Prenga dorëzon mandatin e deputetit të PS
Prenga dorëzon mandatin e deputetit të PS

Prenga dorëzon mandatin e deputetit të PS

Një nga emrat më të përfolur në procesin e dekriminalizimit, deputeti socialist Armando Prenga ka dorëzuar  mandatin e deputetit. Kjo është bërë e ditur në një letër që ai i ka drejtuar kreut të parlamentit Ilir Meta dhe që mban datën 25 shkurt. Sipas letrës, kopje të së cilës e zotëron dhe RTSH,  deputeti Prenga ka dhënë dorëheqje ndonëse ligji i dekriminalizimit nuk e parashikon ndëprerjen e mandatit për një dënim me gjobë që ai ka marrë në të kaluarën.
Prej dy mandatesh, Prenga është deputet i PS i qarkut të Lezhës. Në mes të muajit shkurt Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit tëtij. Në bazë të ligjit për dekriminalizimin akuza ka verifikuar se Prenga rezulton të ketë qenë me preçedentë penalë në Itali për vjedhje e marrje pasurish, por dhe i dënuar nga gjykata e Kurbinit për falsifikim dokumentesh.
Prenga është i njohur edhe për incidente të rënda. Në shtator 2015 ai u ndalua pas një sherri në qendër të Laçit ku mbetën të plagosur 7 persona. Prenga rezultoi se në këtë konflikt ai kishte përdorur armë. Për këtë ngjarje PS e kishte përjashtuar Prengën nga rradhët e saj, ndërsa i ishte hequr edhe imuniteti. Për opozitën e djathtë Armando Prenga ka qenë gjithmonë një simbol i politikanit të inkriminuar që kreu socialist Rama e veshi me pushtet.

Sicred